Në ambientet e FShMN-së, pritëm në një takim, profesorin Jason Harris, Purdue University, School of Health Sciences, Indiana i cili është profesor i asocuar në Universitetin Purdue, Indiana, në shkencat shëndetësore radiologjike në shkollën per Shkenca Shëndetësore dhe drejtor i qendrës per siguri nukleare dhe radiologjike (CRANS). Gjithashtu ushtron funksionin e dekanit të asocuar në kolegjin e shkencave shëndetësore të Universitetit Purdue.
Profesor Jason Harris po qëndron në Kosovë si fullbright specialist në kuadër te projektit të përbashkët ndërmjet Agjensisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore dhe Universitetit të Prishtinës.
Më 5 nëntor 2024 nga ora 14:00 do të mbajë një ligjeratë të hapur në Amfiteatrin e Departamentit të Fizikës.