Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studenteve
Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve (SEMS) është platformë e cila është krijuar nga Universiteti i Prishtinës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve elektronike për Studentët. SEMS përbëhet nga disa module të cilat janë: moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve; moduli i notimit; moduli i pagesave studentore; moduli i kartelave studentore dhe të personelit; moduli i diplomave; moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit; moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore; moduli i bibliotekës dhe module tjera sipas nevojës. Përmes SEMS mund të bëhet edhe vlerësimi dhe notimi i studentëve.
SEMS funksionon në bazë të rregullores së miratuar nga Senati i Universitetit të Prishtinës.
- Kalendari i vitit akademik (ligjëratat, ushtrimet, afati i provimeve)
- Këshilli i Studenteve
Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, është organ i përfaqësimit të studentëve i cili është zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura, në muajin Qershor 2020.
Këshilli i Studentëve të Fakultetit Shkencave Matematike-Natyrore është i përberë nga studentët, të cilët propozohen nga organizatat studentore, të cilët janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet studentore Këshilli i Studentëve i Fakultetit Shkencave Matematike-Natyrore zgjedhet me mandat dy (2) vjeçar.
Përmes Këshillit si organ përfaqësues, studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, i kanë përfaqësuesit të tyre në organet vendimmarrëse të Fakultetit, siç është Këshilli i Fakultetit dhe komisioni i studimeve të Fakultetit.
Në Këshillin e Studentëve aktualisht janë të përfaqësuara 5 organizata studentore.
Gjithashtu studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore janë organizuar edhe në grupe të ndryshme dhe zhvillojnë aktivitete me interes për studentët, dhe jo vetëm.
- Ligjeratë të hapur në Amfiteatrin e Departamentit të Fizikës, profesorin Jason Harris, Purdue University, School of Health Sciences, Indiana
- PANAIRI I 7-TË I UNIVERSITETEVE FRANCEZE
- Në ambientet e FShMN-së, pritëm në një takim, profesorin Dr. Carl Christian Kjelgaard Mikkelsen, Departamenti i Shkencave Kompjuetrike, Universiteti i Umeas.
- Takim me ekspertë ndërkombëtar të akreditimit