Prof. Dr. Pal Nikolli nga Universiteti i Tiranës profesor vizitor në Departamentin e Gjeografisë të FSHMN-së

30 Maj 2026
SHARE

Prof. Dr. Pal Nikolli nga Universiteti i Tiranës profesor vizitor në Departamentin e
Gjeografisë të FSHMN-së
FSHMN, përkatësisht Departamenti i Gjeografisë, ka nderin të mirëpresë Prof. Dr. Pal
Nikollin nga Universiteti i Tiranës, Departamenti i Gjeografisë, i cili po realizon një qëndrim
akademik në cilësinë e profesorit vizitor në Departamentin e Gjeografisë.
Me rastin e fillimit të angazhimit të tij akademik, Prof. Dr. Pal Nikolli u prit nga shefi i
Departamentit të Gjeografisë, Prof. Asst. Fitim Humolli, si dhe nga Prof. Asoc. Ferim Gashi,
prodekan i FSHMN-së dhe njëherit profesor në Departamentin e Gjeografisë, të cilët i uruan
mirëseardhje dhe suksese në realizimin e aktiviteteve mësimore dhe shkencore me studentët e
departamentit.
Në kuadër të ligjëratave të mbajtura me studentët, Prof. Dr. Nikolli trajtoi tema me rëndësi të
veçantë nga fusha e hartografimit tematik dhe ndërlidhjes së tij me planifikimin hapësinor,
duke ofruar qasje bashkëkohore akademike dhe profesionale. Ligjëratat janë përcjellë me
interesim të madh nga studentët, të cilët kanë vlerësuar lart përmbajtjen shkencore dhe
dimensionin praktik të trajtuar gjatë diskutimeve akademike.
Ky bashkëpunim akademik paraqet një kontribut të rëndësishëm në avancimin e shkëmbimit
universitar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet FSHMN-së,
Departamentit të Gjeografisë dhe Universitetit të Tiranës.