Universiteti i Osjekut shkruan për vizitën dhe ligjëratën e prodekanit të Fakultetit të
Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. asoc. Ferim Gashi
Universiteti „Josip Juraj Strossmayer” i Osjekut në uebfaqen e tij zyrtare ka shkruar për vizitën e
prodekanit për cilësi, shkencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar të FShMN-së së UP-së, Prof.
Asoc. Ferim Gashi.
Prodekani Gashi gjatë vizitës më 19 maj 2026 në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të
Osjekut, të zhvilluar në kuadër të mobiliteteve të programit Erasmus +, në një ligjëratë para
studentëve prezantoi Universitetin e Prishtinës dhe Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e
Shkencave Matematike-Natyrore, programet e studimit të këtij departamenti dhe mundësitë për
bashkëpunim ndërkombëtar.
Po ashtu, ai mbajti edhe ligjëratën me temën: “Spatial Planning and GIS: From Data Analysis to
Decision Support”, ku trajtoi rëndësinë e planifikimit hapësinor dhe përdorimit të Sistemeve të
Informacionit Gjeografik (GIS) në analizën e të dhënave dhe mbështetjen e vendimmarrjes.
Prodekani Gashi u prit nga prodekania për shkencë e Universitetit të Osjekut dhe profesoresha e
asociuar, Maja Brust Nemet, prodekani për programe studimore dhe zhvillim dhe profesori
asistent, Pavao Nujić, profesoresha e rregullt, Irella Bogut dhe asistenti Krešimir Vidačić.
Vizita e prodekanit Ferim Gashi kontribuoi për fuqizimin e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të
partneriteteve akademike. Lajmin e publikuar në uebfaqen e Universitetit të Osijekut mund ta
gjeni këtu. https://www.foozos.hr/en/international-cooperation-visit-of-ferim-gashi-phd-assoc-prof-from-prishtina/
Universiteti i Osjekut shkruan për vizitën dhe ligjëratën e prodekanit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. asoc. Ferim Gashi