Njoftim për ndarjen nga jeta të profesor Esat Hoxha

01 Korrik 2026
SHARE

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, Prof. Dr. Esat Hoxha, nga Departamenti i Biologjisë, personalitet i çmuar i jetës akademike dhe shkencore.
 
Prof. Dr. Esat Hoxha do të kujtohet me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në arsim, shkencë dhe edukimin e brezave të rinj, si dhe për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të dijes dhe komunitetit akademik.
 
Në këto çaste dhimbjeje, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
 
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.