Gjatë kësaj jave, në Departamentin e Matematikës u mbajt konferenca “Applications of Computer Algebra”. Në kuadër të kësaj konference, përmes pesë sesioneve të ndryshme, u prezantua puna kërkimore e shumë ekspertëve të fushës dhe jo vetëm. Në ditën e tretë të konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin më nga afër me diversitetin kulturor të Kosovës. Në ceremoninë e mbylljes, ekipi organizativ njoftoi se është themeluar “Çmimi i Studentëve ACA 2026 Ramadan Zejnullahu”, i cili çdo vit mund t’u ndahet një ose dy studentëve të matematikës nga Universiteti i Prishtinës, për suksese të jashtëzakonshme në studime, kreativitet, humanizëm dhe kontribute për Departamentin e Matematikës dhe komunitetin