FSHMN nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Shkencave të
Aplikuara në Nysa, Poloni.
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës ka nënshkruar
Memorandum Mirëkuptimi me University of Applied Sciences in Nysa (Faculty of Economic
Sciences), Poloni. Ky memorandum është nënshkruar gjatë vizitës së Dekanit të FSHMN-së,
Prof. Kajtaz Bllaca, në Poloni, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility, së bashku me
Dekanen e Faculty of Economic Sciences, Prof. Danuta Seretna-Sałamaj.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën akademike dhe
shkencore përmes shkëmbimit të stafit dhe studentëve, zhvillimit të projekteve të përbashkëta
kërkimore, organizimit të konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera akademike.
Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt internacionalizimit, avancimit shkencor
dhe krijimit të mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik të FSHMN-së.
FSHMN nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni.