FSHMN uron Prof. Dr. Avni Berishën për emërimin në krye të Këshillit Shtetëror të
Cilësisë të AKA-së
Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore (FSHMN) shpreh vlerësimin dhe urimet më të sinqerta
për Prof. Dr. Avni Berishën, profesor i fakultetit tonë, me rastin e zgjedhjes në detyrën e Kryetarit të
Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Zgjedhja e Prof. Berishës në këtë funksion të lartë përfaqëson një vlerësim institucional dhe akademik
të përvojës së tij të gjatë universitare, kompetencës profesionale dhe kontributit të vazhdueshëm në
avancimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe proceset e sigurimit të standardeve akademike.
Si pjesë e komunitetit akademik të FSHMN-së, Prof. Berisha ka dëshmuar përkushtim të
vazhdueshëm në zhvillimin e veprimtarisë shkencore, akademike dhe institucionale, duke kontribuar
në fuqizimin e kulturës së cilësisë dhe promovimin e vlerave universitare.
FSHMN i uron Prof. Dr. Avni Berishës suksese të mëtejshme në ushtrimin e kësaj përgjegjësie me
rëndësi të veçantë për sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, me bindjen se angazhimi
dhe vizioni i tij do të japin kontribut të çmuar në avancimin e standardeve të cilësisë dhe zhvillimin
institucional të arsimit universitar.
FSHMN uron Prof. Dr. Avni Berishën për emërimin në krye të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së