Mbajtja e mbledhjes së Trupës Këshillëdhënëse të FSHMN-së

13 Maj 2026
SHARE

Mbajtja e mbledhjes së Trupës Këshillëdhënëse të FSHMN-së
Më datë 12.05.2026, në Fakultetin e Shkencave Matematik e-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të
Prishtinës u mbajt mbledhja e radhës e Trupës Këshillëdhënëse të FSHMN-së.
Gjatë mbledhjes u aprovua ekstrakti nga mbledhja e mëparshme e Trupës Këshillëdhënëse, e mbajtur
më 28.10.2025.
Dekani i FSHMN-së informoi anëtarët lidhur me aktivitetet dhe zhvillimet aktuale në procesin e hartimit
dhe avancimit të programeve të reja studimore, si dhe për aktivitetet tjera në funksion të avancimit
shkencor dhe akademik të fakultetit.
Në vazhdim u diskutua progresi i shqyrtimit të propozimeve të Trupës Këshillëdhënëse për module të
reja, përfshirjen e ligjëruesve të jashtëm dhe temat për punë praktike në kuadër të programeve aktuale
të FSHMN-së.
FSHMN shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për anëtarët e Trupës Këshillëdhënëse për
kontributin, angazhimin profesional dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit
akademik, shkencor dhe profesional të fakultetit. Rekomandimet dhe sugjerimet e tyre përbëjnë një
vlerë të rëndësishme në avancimin e programeve studimore dhe forcimin e lidhjes së fakultetit me
institucionet dhe tregun e punës.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe me përkushtim të përbashkët për rritjen e cilësisë në
arsim, hulumtim dhe zhvillim institucional.