Procesi i Pas-Akreditimit dhe Vlerësimi i Zbatimit të Rekomandimeve për Programet Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit (BSc dhe MSc) në FSHMN

06 Maj 2026
SHARE

Procesi i Pas-Akreditimit dhe Vlerësimi i Zbatimit të Rekomandimeve për Programet Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit (BSc dhe MSc) në FSHMN

 

Sot (06.05.2026) në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore u zhvillua procesi i pas-akreditimit (Post-Accreditation Procedure) për dy programet studimore: Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit, niveli Bachelor dhe Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit, niveli Master. Ky proces ka për qëllim vlerësimin e shkallës së përmbushjes së rekomandimeve të dhëna nga ekspertët ndërkombëtarë në fazën paraprake të akreditimit.

Në kuadër të këtij procesi, fakulteti priti në vizitë zyrtare Prof. Sanja Kalambura, eksperte ndërkombëtare e angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), së bashku me koordinatorët përkatës të këtij institucioni.

Menaxhmenti i Fakultetit shpreh mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për Prof. Kalambura për vlerësimin profesional dhe kontributin e saj në vlerësimin objektiv të nivelit të implementimit të rekomandimeve të dhëna gjatë procesit të akreditimit. Njëkohësisht, falënderim i veçantë u drejtohet koordinatorëve të AKA-së për angazhimin dhe koordinimin e këtij procesi të rëndësishëm Post-Accreditation Procedure.

Menaxhmenti i Fakultetit falënderon gjithashtu koordinatorët për cilësi në UP/FSHMN, stafin akademik të Departamentit të Biologjisë, bartësit e programeve studimore, studentët dhe stafin administrativ në FSHMN për kontributin dhe angazhimin e tyre në zbatimin e rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, në përputhje me planin e implementimit.

Ky proces përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm të sigurimit të cilësisë, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm dhe avancimin e standardeve akademike të programeve studimore në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore.