Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore njofton pjesëmarrjen e Asst. Dr. Donard Geci në podkastin shkencor “New Species”, ku prezantohen arritjet më të fundit në fushën e araknologjisë.
Në këtë episod, Asst. Dr. Geci diskuton zbulimin dhe përshkrimin e llojeve të reja të merimangave gjatë vitit të kaluar, me theks të veçantë në specie të reja për shkencën nga rajoni i Kosovës. Ndër këto përfshihen:
- Nemesia dukagjinica Geci & Sherwood, 2025
- Brachythele kosovarica Geci & Sherwood, 2025
- Harpactea dardanica Geci & Zamani, 2025
- Eratigena mirusha Geci, Ibrahimi & Naumova, 2025
Këto lloje të reja përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e njohurive mbi biodiversitetin e merimangave (Araneae), duke theksuar rëndësinë e studimeve taksonomike dhe përdorimit të metodave moderne, si DNA barcoding, në identifikimin dhe delimitimin e specieve.
Gjatë diskutimit trajtohen karakteret diagnostike, afinitetet filogjenetike dhe rëndësia biogjeografike e këtyre llojeve, duke vënë në pah rolin e kërkimit shkencor në dokumentimin dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Ky prezantim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në promovimin e shkencës dhe biodiversitetit të Kosovës në nivel ndërkombëtar.
Episodin mund ta dëgjoni këtu:
https://open.spotify.com/episode/3fweVJ57Svn3qwre7CRJTt