Vizitë nga profesoret e " Faculty of Regional Development and International Studies të Mendel University" në Brno, Çeki, Pavel Ptaček dhe Vojtěch Tamas

17 Mars 2026
SHARE

Dje në hapësirat e Dekanatit të FSHMN-së u mbajt një takim mirëseardhjeje për profesorët nga Faculty of Regional Development and International Studies të Mendel University në Brno, Çeki, Pavel Ptaček dhe Vojtěch Tamas, të cilët po qëndrojnë në Universitetin e Prishtinës në kuadër të programit Erasmus+ Staff Exchange Mobility.

Ata shoqërohen nga profesori Arsim Ejupi, i cili ka lehtësuar ardhjen e tyre dhe tashmë bashkëpunon me profesorët në disa projekte hulumtuese dhe rrjete shkëmbimi akademik.

Dekani i Fakultetit, profesori Kajtaz Bllaca, ofroi mbështetje të vazhdueshme për të nxitur edhe më tej shkëmbimet e stafit dhe studentëve me universitetet e huaja, me bindjen se këto aktivitete mundësojnë përvoja të reja akademike përmes ligjëratave dhe diskutimeve, si dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve përkatëse.

Më pas, profesori Pavel Ptaček mbajti për studentët e vitit të tretë në Departamentin e Gjeografisë ligjëratën me titull “Demografia dhe problemet gjeopolitike të Çekisë”.