Info Session për Trajnimin “Data Analytics & Artificial Intelligence (AI)”
Njoftojmë të gjithë studentët e vitit të fundit të studimeve bachelor të interesuar se më
12 mars 2026, në ora 12:00, në Amfiteatrin e Fizikës, do të organizohet një Info
Session informues për programin e trajnimit “Data Analytics & Artificial Intelligence (AI)”.
Gjatë këtij sesioni informues do të prezantohet struktura e plotë e programit të trajnimit,
përmbajtja e moduleve, mënyra e organizimit të sesioneve mësimore, si dhe mundësitë
që ky program ofron për zhvillimin e aftësive praktike në fushën e analizës së të
dhënave dhe teknologjive moderne analitike.
Trajnimi është një program intensiv i financuar nga World Bank dhe i mbështetur nga
Kosovo Research and Education Network (KREN), i cili bashkon 100 studentë të
përzgjedhur nga Universiteti i Prishtinës, përkatësisht nga Fakulteti Ekonomik dhe
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore. Programi ka një kohëzgjatje prej 60 orësh,
duke përfshirë minimumi 24 orë trajnim drejtëpërdrejtë, dhe është i ndërtuar mbi një
qasje praktike të orientuar drejt analizës së të dhënave në skenarë realë.
Trajnimi planifikohet të fillojë më 24 mars, ndërsa sesionet do të realizohen në formë të
kombinuar, përmes Microsoft Teams dhe sesioneve online të pavarura. Përmbajtja e
programit është e orientuar drejt punës praktike me të dhëna reale, ndërtimit të
raporteve analitike dhe dashboard-eve interaktive, si dhe automatizimit të proceseve të
raportimit dhe analizës. Përveç sesioneve të drejtpërdrejta të trajnimit, pjesëmarrësit do
të kenë qasje edhe në materiale të strukturuara në platformën Coursera, duke
mundësuar thellimin e njohurive teorike përmes përmbajtjeve të njohura
ndërkombëtarisht.
Data Analytics & Artificial Intellignce (AI)
Në këtë program, pjesëmarrësit do të punojnë me mjete dhe teknologji të përdorura
gjerësisht në industri, si Microsoft Excel, SQL dhe Power BI, duke mësuar procesin e
plotë të mbledhjes, përpunimit, analizës dhe vizualizimit të të dhënave. Programi
përfshin gjithashtu tema si transformimi dhe modelimi i të dhënave, ndërtimi i
dashboard-eve interaktive, automatizimi i proceseve të raportimit, si dhe përdorimi i
platformave moderne të bashkëpunimit dhe publikimit të raporteve analitike.
Info Session do të shërbejë si një mundësi për studentët që të informohen më në detaje
rreth përmbajtjes së trajnimit, mënyrës së zhvillimit të tij dhe përfitimeve që ofron për
zhvillimin profesional në fushën e Data Analytics dhe Artificial Intelligence.
Pjesëmarrja në këtë sesion rekomandohet për të gjithë studentët që janë të interesuar
të zhvillojnë aftësi praktike në analizën e të dhënave dhe të përgatiten për kërkesat e
tregut modern të punës.