Vizitë akademike e Prof. Dr. Artur Baxhakut në FSHMN
Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universiteti i Prishtinës, dje dhe sot po qëndron si profesor vizitor Prof. Dr. Artur Baxhaku, i cili po mban ligjërata nga Teoria e Numrave për studentët e vitit të dytë në Departamentin e Matematikës.
Prof. Baxhaku ka lindur Tiranë. Që nga viti 1983 është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, ndërsa që nga viti 2004 mban titullin Profesor. Fushat e tij të interesit përfshijnë Algjebrën, Teorinë e Numrave, Teorinë e Kodimit dhe Kriptografinë.
Vizita e tij vazhdon traditën e bashkëpunimit akademik ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës, bashkëpunim që daton që nga vitet ’70, kur profesorë të njohur nga Shqipëria, ndër ta edhe matematikani Prof. Dr. Shaban Baxhaku, babai i Prof. Dr. Artur Baxhakut, kanë ligjëruar në Departamentin e Matematikës në Prishtinë.