Takim mes menaxhmentit të Fakulteti i Shkencave Matematike‑Natyrore dhe Astronomy Club of Kosova

25 Shkurt 2026
SHARE

Sot, në hapësirat e dekanatit të FShMN-së u mbajt takim mes menaxhmentit të FShMN-së,
dekani Prof. Asoc. Kajtaz Bllaca, prodekani Prof. Asoc. Ferim Gashi, dhe organizatës Astronomy
Club of Kosova, e cila u përfaqësua nga Suhel Ahmeti dhe Sabit Gashi. Pjesë e këtij takimi ishte
edhe asistenti në Dep. e Fizikës, Msc. Ibrahim Hameli. Gjatë këtij takimi, u diskutua për
aktivitetet e organizatës në fjalë, dhe të dy palët u pajtuan që të thellohet bashëkpunimi në
mes të FShMN-së Astronomy Club of Kosova, bashkëpunim i cili edhe do të formalizohet së
shpejti. Ky bashkëpunim do të jetë në dobi të gjithë studentëve të FShMN-së të cilët kanë
mundësi të vrojtimeve astronomike në Observatorin e Prishtinës i cili menaxhohet nga
Astronomy Club of Kosova.
Dekani i FShMN-së shprehu gadishmërin e FShMN-së për të mbështetur çdo aktivitet,
organizatë apo individë që synon popullarizimin dhe zhvillimin e shkencës në Kosovë.