Profesorët vizitorë në FSHMN-Gjeografi
Ndërkohë që rrjetëzimi ndërkombëtar gjithandej shihet me të mirë, ne po e bëjmë në realitetet tona ditore, me auditorët e studentëve tanë dhe profesorë ndërkombëtarë!
Kënaqësi që studentët e Departamentit të Gjeografisë për një javë ndjekin ligjëratat nga profesorët e universiteteve të mirënjohura evropiane, prof. Daniele Crotti (Universiteti Insubria) dhe Jurgena Myftiu (Universiteti Bergamo).
Profesorët vizitorë të lartëcekur shënojnë herën e parë që në një format të tillë ligjërojnë në auditoriumet e Departamentit të Gjeografisë.
Eksperiencat e stafit të jashtëm, të lehtësuara nga prof. Fitim Humolli – njëherit Shef i Departamentit të Gjeografisë, u përkrahen nga Dekani i FSHMN-së, prof. Kajtaz Bllaca, dhe me një simbolike pritje, u shfaqën mundësitë dhe dëshirat e pa kursyera për bashkëpunime tjera.