Bashkëpunimi në mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Napolit Fedrico II

01 Janar 2026
SHARE

Bashkëpunimi në mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Napolit Fedrico II
Profesori Fitim Humolli, njëherit Shef i Departamentit të Gjeografisë dhe koordinator i projektit, qëndroi
për dy javë në Universitetin Fredrico II të Napolit, njërin nga universitet më të vjetra dhe më me emër në
Evropë.
I themeluar 800 vite më parë, ai kurorëzon gjenerata suksesesh të cilat bëhen më të ndjera kur
Universiteti i Prishtinës i bashkohet nëpërmjet projekteve konkrete.
Profesor Humolli arriti marrëveshjen nëpërmjet projekteve ERASMUS+ në verën e këtij viti dhe tani
realizoi vizitën e parë studimore për të inauguruar kësisoj marrëveshjen e cila mundëson mobilitet për
studentët dhe stafin akademik. Përveç fushës së gjeografisë, projekti mundëson lëvizje edhe për
disiplina të afërta, si: sociologji, edukim etj.
E nisur me Shkollën për Turizëm “Politikat, praktikat dhe proceset e turizmit në zonën e Mesdheut: një
krahasim i metodologjive, teknikave dhe dimensioneve socio-territoriale”, kontributet e profesor
Humollit dhe kolegëve tjerë u dedikuan për studentët italianë dhe marokien. Këto studime u shoqëruan
me aktivitete në zonat kulturore dhe në shkëmbim të kulturave të dy komuniteteve (italiane dhe
marokiene).
Një bashkëpunim mes UP-së, Frederico II Napoli dhe Universitetit të Meknes (Departamenti i
Gjeografisë) – Marok, ishte një mundësi shtesë e shkëlqyer për qëndrimin dyjavor (08-19/12.2025).
Angazhimet tjera ishin të ndërlidhura me Osservatiorio Universitario sul turismo, si dhe me Fuori Luogo
– revista shkencore për territor dhe turizëm.
Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të Arsimit Lartë dhe rritjes së cilësisë
akademike përmes partneriteteve strategjike.
U urojmë suksese të mëtejshme studenteve dhe stafit akademik të të dy universiteteve në realizimin e
aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore.