Studentët e FSHMN-së arrijnë vendet e para në projektet kreative dhe inovative STEM

23 Dhjetor 2025
SHARE

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 

Studentët e FSHMN-së arrijnë vendet e para në projektet kreative dhe inovative STEM

Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës kanë fituar vendet e para në dy fusha të rëndësishme STEM, duke treguar kreativitet, profesionalizëm dhe angazhim të madh në projekte inovative.

Ky sukses u arrit në kuadër të Thirrjes së hapur për projekte kreative dhe inovative STEM, që synon zhvillimin e zgjidhjeve për sfida shoqërore dhe mjedisore. Ceremonia e shpërblimit u nderua nga Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, e cila përgëzoi studentët dhe vlerësoi rëndësinë e projekteve inovative për shoqërinë dhe shkencën.

      Projektet fituese të FSHMN-së:
Vendi i parë – Matematikë e Aplikuar | 1,000 €
Projekti: “RuajMençur”
Studentët: Jeta Krasniqi, Gjergj Çuni, Armelë Thaçi, Dea Berisha, Ledion Rrahimi
Mentor: Prof. Eliot Bytyçi

      Vendi i parë – Fusha e Shkencës | 1,000 €
Projekti: “Biofilter-Ekopanel”
Studentët: Leonita Deliu, Leonita Dugolli, Anita Ismajli, Lumturije Shkodra, Ermond Frangu
Mentor: Prof. Skender Demaku

Menaxhmenti i FSHMN-së i përgëzon studentët dhe profesorët për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe mbetet i angazhuar në nxitjen e ekselencës akademike dhe inovacionit në STEM.