Studentët e Gjeografisë zhvillojnë vizitë studimore në Tiranë në kuadër të lëndës “Planifikim i qëndrueshëm urban dhe regjional”

11 Nëntor 2025
SHARE

Studentët e Gjeografisë zhvillojnë vizitë studimore në Tiranë në kuadër të lëndës “Planifikim i qëndrueshëm urban dhe regjional”

 

 

Në kuadër të lëndës “Planifikim i qëndrueshëm urban dhe regjional”, të udhëhequr nga Prof. Asoc. Ferim Gashi, studentët e nivelit Master nga drejtimi Gjeografi, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, zhvilluan një vizitë studimore në disa institucione qendrore në Republikën e Shqipërisë që luajnë rol kyç në planifikimin hapësinor dhe zhvillimin urban e rajonal.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, studentët vizituan:

  • Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT)
  • Bashkinë e Tiranës
  • Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG)

Këto vizita u mundësuan me qëllim që studentët të njihen nga afër me proceset e planifikimit të territorit, përdorimin praktik të gjeoinformacionit për vendimmarrje në planifikimin e qëndrueshëm urban, si dhe me rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe rajonal.

Aktiviteti u zhvillua gjithashtu në kuadër të Ditës Botërore të Planifikimit të Qytetit (9 nëntor), e cila thekson rëndësinë e arsimimit të brezave të rinj në fushën e planifikimit hapësinor, si bazë për ndërtimin e qyteteve të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe rezistente ndaj sfidave mjedisore dhe sociale. Një falënderim i veçantë shkon për:
🔹 znj. Megelina Dajti – Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT)
🔹 znj. Fjoralba Aleksi – Bashkia Tiranë
🔹 z. Klaudio Collaku – Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG)

për mikpritjen, profesionalizmin dhe ndarjen e përvojave të vlefshme me studentët tanë.

#UP#FSHMN#VizitëStudimore #PlanifikimUrban #ZhvillimRajonal #AKPT #BashkiaTiranë #ASIG