Profesori dhe shkencëtari Sultan Catto nga Universiteti Rockefeller, New York, viziton Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore
Sot, profesori dhe shkencëtari i njohur Sultan Catto nga Universiteti Rockefeller në New York mbajti një ligjëratë për grimcat elementare me studentët e Departamentit të Fizikës në FSHMN.
Gjatë vizitës së tij, profesori Catto u takua edhe me dekanin e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, prodekanet si dhe shefin e Departamentit të Fizikës, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe shkencor në fushën e fizikës teorike dhe kërkimeve ndërkombëtare.