Qëndrueshmëri ndaj Ndryshimeve Klimatike”
Mbi 35 studentë, mentorë dhe profesionistë nga e gjithë Kosova u bashkuan në Prishtinë gjatë periudhës 13–22 tetor 2025 në kuadër të ’’Urban Development and Climate Resilience Lab’’, një iniciativë
dhjetëditore e dedikuar adresimit të sfidave urbane dhe zhvillimit të zgjidhjeve për qytete më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Nga FSHMN-ja morën pjesë 10 studentë nga Departamentet e Biologjisë dhe Gjeografisë, nën udhëheqjen e mentorit Prof. Halil Ibrahimi. Iniciativa u mbështet gjithashtu nga Fakulteti i Arkitekturës
dhe Fakulteti i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin e Prizrenit, me përfshirjen e mentorëve akademikë dhe praktikantëve vendorë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet GIZ dhe Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.
Gjatë laboratorit, studentët kontribuan në hartat gjeohapësinore, analiza të terrenit dhe mbledhje të të dhënave për zonën e Gjilanit, të cilat u përdorën nga grupet ndërdisiplinore për zhvillimin e zgjidhjeve
urbane të qëndrueshme. Ata gjithashtu bashkëpunuan me komunitetet lokale në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, duke identifikuar sfidat klimatike dhe duke propozuar zgjidhje të bazuara në natyrë për hapësira
urbane më gjithëpërfshirëse.
Pjesa përfundimtare e laboratorit u zhvillua në Prishtinë, ku studentët prezantuan rezultatet e punës së
tyre. Në këtë aktivitet morën pjesë nga FSHMN-ja Prodekani Ferim Gashi dhe Shefi i Departamentit të
Gjeografisë, duke vlerësuar punën e përbashkët të ekipeve studentore dhe akademike.
Ky aktivitet, i mbështetur nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike
(SECO), është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar, duke fuqizuar
aftësitë praktike dhe profesionale të studentëve dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm urban të
Kosovës.
Qëndrueshmëri ndaj Ndryshimeve Klimatike”