Vizitë nga Universiteti Politeknik i Koszalin, Poloni në FSHMN

27 Tetor 2025
SHARE

Vizitë nga Universiteti Politeknik i Koszalin, Poloni në FSHMN
 
Sot, në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Matematikës, patëm kënaqësinë të presim një delegacion nga Universiteti Politeknik i Koszalin, Poloni.
Vizita u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit (MoU) të nënshkruar më herët ndërmjet dy institucioneve, me qëllim njohjen më nga afër të ambienteve tona dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën akademike dhe kërkimore.
Gjatë takimit u diskutua për mundësi konkrete bashkëpunimi në fusha të përbashkëta studimore, shkëmbime stafesh dhe studentësh, si dhe projekte të përbashkëta kërkimore.