Në kuadër të projektit të GIZ “Diaspora Short Term Expert Missions”, Dr. Gladiola Goranci-Buzhala nga Universiteti i Këln në Gjermani, është duke qëndruar në FSHMN, Departamenti i Biologjisë.

21 Tetor 2025
SHARE

Në kuadër të projektit të GIZ “Diaspora Short Term Expert Missions”, Dr. Gladiola Goranci-Buzhala nga Universiteti i Këln në Gjermani, është duke qëndruar në FSHMN, Departamenti i Biologjisë.

Në kuadër të këtij qëndrimi janë duke u zbatuar aktivitete me studentë që përfshijnë ligjërata interactive, punëtori dhe seminare. Po ashtu, janë paraparë edhe diskutime (në format të tryezës) për rëndësinë dhe mundësitë e integrimit të tematikave dhe praktikave moderne kërkimore nga fusha e Biologjisë së aplikuar në modulet praktike në Universitetin e Prishtinës dhe duke promovuar një qasje të tillë edhe në fusha tjera.

Dr. Gladiola Goranci-Buzhala studimet bazike i ka kryer në Universitetin e Prishtinës dhe pastaj nivelet tjera në Universitete me renome në Evropë dhe ka një sfond të pasur të angazhimeve dhe sukseseve në kërkime shkencore në këto institucione, prandaj është një rast unik për UP-në që të ketë mundësinë për një këndvështrim veçanërisht të dobishëm.

Përvoja dhe ekspertiza e saj janë një mbështetje për Universitetin e Prishtinës në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe angazhimeve për ngritje të cilësisë dhe forcimit të kapaciteteve ndërsa rrugëtimi i saj dhe arritjet e jashtëzakonshme në kërkime shkencore janë edhe një tregim motivues për studentët tanë.