Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Fizikës ka kënaqësinë të mirëpresë sërish Prof. Jason T. Harris nga Purdue University, USA, i cili ndodhet këtë javë në Universitetin e Prishtinës si i ftuar në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit (ICCE 2025), të organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
Gjatë qëndrimit të tij, Prof. Harris do të mbajë disa ligjërata me studentët e Departamentit të Fizikës, duke ndarë përvojën e tij akademike dhe kërkimore në fushën e shkencave aplikative në fizikë.
Vitin e kaluar, Prof. Harris ishte Fulbright Specialist në Universitetin e Prishtinës, ku zhvilloi një cikël ligjëratash dhe punëtorish me studentë dhe staf akademik, duke krijuar një bazë të fortë për bashkëpunime të mëtejshme ndërmjet Purdue University dhe Departamentit të Fizikës.
Ky bashkëpunim i vazhdueshëm përforcon lidhjet akademike ndërkombëtare të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore dhe pasuron përvojën studimore të studentëve dhe stafit akademik.