Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), në bashkëpunim me Universitetin Kırklareli nga Turqia, organizon Kongres ndërkombëtar për zgjidhjet ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

07 Tetor 2025
SHARE

Kongresi do të mbahet në Prishtinë, në sallat e Fakultetit Filologjik, nga data 30 tetor deri më 1 nëntor 2025.

Ky kongres ka për qëllim të bashkojë studiues, ekspertë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme për të ndarë njohuri, përvoja dhe rezultate kërkimore lidhur me sfidat dhe zgjidhjet ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.

Për më shumë informata rreth temave që do të trajtohen në kongres, ju lutemi shikoni broshurën informuese.