Dita e Studentëve dhe ndarja e Çmimit “Student i dalluar Hasan Prishtina”
Në kuadër të shënimit të Ditës së Studentëve, në Universitetin e Prishtinës u mbajt ceremonia
solemne e ndarjes së çmimit prestigjioz “Student i dalluar Hasan Prishtina”, i cili iu nda
studentëve më të dalluar nga çdo njësi akademike e UP-së.
Rektori i Universitetit të Prishtinës ndau çmimet për secilin fakultet, duke vlerësuar punën,
përkushtimin dhe rezultatet e studentëve tanë më të dalluar.
Nga Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore me këtë çmim u nderuan:
Lejla Krasniqi – për suksesin e arritur gjatë studimeve Master
Erijon Hasi – për suksesin e arritur gjatë studimeve Bachelor
Urime të përzemërta studentëve tanë për këtë arritje të madhe, duke ju dëshiruar suksese edhe më
të mëdha në rrugëtimin akademik dhe profesional!
Dita e Studentëve dhe ndarja e Çmimit “Student i dalluar Hasan Prishtina”