Studentët e Departmentit të Matematikës, programi Shkencë Kompjuterike, përmes Erasmus+ ICM projektit, po qëndrojnë për një semestër në shkëmbim akademik në Universitetin Linnaeus në Suedi.
Profesorët e tyre nga Universiteti i Prishtinës, duke shfrytëzuar të njëjtin program, ishin pjesëmarrës dhe prezentues në Simpoziumin e 4-të të Transformimit Digjital në kampusin e LNU-së në Kalmar.
Përgjatë vizitës, përveç takime me stafin e LNU-së, profesorët u takuan edhe me studentët në shkëmbim akademik.