Mirëseardhje Studentëve të Rinj 2025/2026 dhe Fillimi i Vitit të Ri Akademik!

15 Shtator 2025
SHARE

Mirëseardhje Studentëve të Rinj 2025/2026 dhe Fillimi i Vitit të Ri Akademik!
Sot në FSHMN kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim brezin e ri të studentëve dhe të shënojmë
fillimin zyrtar të vitit të ri akademik 2025/26! Një ditë emocionuese dhe e veçantë, ku hapet një
kapitull i ri plot njohuri, sfida dhe mundësi për të gjithë anëtarët e komunitetit tonë.
Pritja e organizuar sipas departamenteve, me pjesëmarrjen e menaxhmentit të fakultetit, shefave
të departamenteve, stafit akademik dhe përfaqësuesve të Këshillit të Studentëve, shënoi fillimin e
një rrugëtimi të përbashkët drejt suksesit dhe zhvillimit akademik.
Faleminderit të gjithë stafit akademik dhe administrativ për përkushtimin dhe mbështetjen e
vazhdueshme në krijimin e një ambienti mbështetës dhe frytdhënës për studentët.
Urojmë studentëve, stafit akademik dhe administrativ një vit akademik plot suksese, përkushtim
dhe arritje të mëdha!
Më poshtë ndajnë disa momente nga ceremonia dhe pritja e ngrohtë për studentët e rinj. ��
Urime për fillimin e vitit të ri akademik 2025/26 për të gjithë komunitetin e FSHMN! Suksese!
#MirëseardhjeFSHMN #FillimiAkademik2025_26 #StudentëtEArdhshëm #FSHMN