NJOFTIM
Të nderuar studentë,
Fakulteti i Shkencave Matematike dhe Natyrore ka kënaqësinë t’ju njoftojë se pritja zyrtare për gjeneratën e re të studentëve të pranuar në vitin akademik 2025/2026 do të mbahet ditën e hënë.
Pritja do të organizohet sipas departamenteve si vijon:
-
Fizikë – Amfiteatri i Fizikës në ora 10:00.
-
Biologji – Amfiteatri i Fizikës në ora 11:00
-
Kimi – Amfiteatri i Kimisë në ora 10:00.
-
Gjeografi – Salla 1 në ora 10:00.
-
Matematika – Salla 153 në ora 10:00.
Ky takim ka për qëllim të mirëpresë studentët e rinj, t’i njohë me drejtuesit e fakultetit dhe stafin akademik, si dhe me mundësitë dhe shërbimet që ofron fakulteti.
Gjithashtu, do të prezantohen aktivitetet akademike dhe studentore që do të zhvillohen gjatë vitit.
Njëkohesisht ju njoftojmë se procesi mësimor për studentët e vitit të parë fillon me datë 16 shtator.
Mirë se vini dhe suksese në studimet tuaja!