“Nga Fakulteti drejt Karrierës: Mundësitë me BAV Institut”.

29 Gusht 2025
SHARE

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se më 4 shtator 2025, në ora 11:00, në Amfiteatrin e Fizikës, do të mbahet ligjërata informuese me titullin:

“Nga Fakulteti drejt Karrierës: Mundësitë me BAV Institut”.

Ky takim është i dedikuar për studentët e FSHMN-së dhe Fakultetit të Mjeksisë por edhe më gjerë, lidhur me mundësitë që ofrohen për studime në nivel Bachelor, Master, si dhe për mobilitet studimor apo hulumtues afatgjatë në BAV Institut në Gjermani (Institut mikrobiologjik i specializuar në testimin e ushqimit, ujit, kozmetikës dhe medikamenteve në nivel global).

 

Qëllimi i këtij takimi është t’ju informojë mbi mundësitë që ofron BAV Institut për realizimin e temave të diplomës, praktikave/internship-eve, si dhe mundësive potenciale për punësim pas përfundimit të studimeve.

Më shumë rreth këtyre mundësive do të prezantohet nga punonjësja e këtij institucioni dhe njëherësh studente e Departamentit të Biologjisë, Msc. Shehide Gashi.