Falënderim dhe Mirënjohje për Prof. asoc. Ermir Rogova

25 Gusht 2025
SHARE

Falënderim dhe Mirënjohje për Prof. asoc. Ermir Rogova

Sot në ambientet e dekanatit, patëm kënaqësinë të mirëpresim profesorin Ermir Rogova, i cili pas një kontributi shumëvjeçar në fakultet, ka dhënë dorëheqje nga angazhimet e tij profesionale.  
Në këtë takim u shpreh falënderim dhe mirënjohje e veçantë për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm që ka treguar ndër vite në punën me studentë. Roli i tij ka qenë i rëndësishëm në formimin profesional dhe personal të shumë gjeneratave studentësh.  
Në emër të fakultetit, i shprehim mirënjohjen më të thellë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në rrugëtimin e tij personal dhe profesional!