Dekani i FSHMN-së, prof. Kjataz Bllaca, e priti dr. Islam Foniqin si bashkë-profesor ndërkombëtar në Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU) 2025.

10 Korrik 2025
SHARE

Dekani i FSHMN-së, prof. Kjataz Bllaca, e priti dr. Islam Foniqin, ish-student i dalluar në FSHMN i cili këto ditë është rikthyer në fakultetin tonë si bashkë-profesor ndërkombëtar në Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU) 2025.

 

Në PISU ai e bashkëligjëron kursin Teoria e automatëve: Gjuhët formale, Strukturat algjebrike dhe Teoria e numrave. Dr. Foniqi është hulumtues në University of East Anglia. 

 

Në takim ishin edhe prof. Qëndrim Gashi dhe dr. Arbër Selimi.