Dekani i FSHMN-së shpërndan mirënjohje për studentët bursistë të Fakultetit

25 Qershor 2025
SHARE

Dekani i FSHMN-së shpërndan mirënjohje për studentët bursistë të Fakultetit

Në një atmosferë të ngrohtë dhe vlerësuese, Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Kajtaz Bllaca, së bashku me ekipin e tij menaxhues, ndau mirënjohje për të gjithë studentët bursistë të këtij fakulteti, të cilët me përkushtim, punë të palodhshme dhe rezultate të shkëlqyera akademike, janë bërë shembull i dijes dhe vullnetit për progres.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Dekani i uroi studentët për suksesin e tyre dhe i përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm në rrugëtimin e tyre akademik. Ai theksoi rëndësinë që ka mbështetja e studenteve dhe promovimi i tyre në të gjitha drejtimet studimore që mbulon Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore.

“Jeni dëshmia më e mirë që puna dhe përkushtimi shpërblehen. Ju jeni inspirim për gjeneratat e ardhshme dhe krenari për të gjithë ne. Ju uroj që kjo të jetë vetëm një ndër shumë arritjet që do të pasojnë në të ardhmen tuaj profesionale e shkencore”, u shpreh ndër të tjera Dekani.

Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si vlerësim për studentët më të dalluar të fakultetit, por edhe si motivim për të gjithë studentët e tjerë që të ndjekin shembullin e tyre dhe të japin maksimumin në ndjekjen e rrugës së dijes.