FSHMN nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Koszalin
Dekani i FSHMN-së, Prof. Asoc. Kajtaz Bllaca, realizoi një vizitë të rëndësishme zyrtare në
Universitetin e Teknologjisë në Koszalin, Poloni, në kuadër të programit CEEPUS. Gjatë kësaj
vizite, ai pati mundësinë të marrë pjesë në workshop-in ndërkombëtar, ku u diskutua për
bashkëpunimin akademik dhe forcimin e rrjeteve kërkimore me përfaqësues nga universitete të
shquara të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Në një organizim solemn, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të
Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Elektronikës dhe
Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Teknologjisë në Koszalin. Kjo marrëveshje hap dyer
të reja për shkëmbimin e stafit dhe studentëve, realizimin e projekteve kërkimore të përbashkëta
dhe organizimin e aktiviteteve akademike që do të fuqizojnë njohuritë dhe inovacionin.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të thellë të Fakultetit tonë në
rrjetet ndërkombëtare akademike, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim
profesional dhe shkencor.
FSHMN nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Koszalin