Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof.Dr. Isak Hoxhës, mësimëdhënës me kontribut të çmuar në arsimit të lartë në Kosovë. Si profesor i përkushtuar i matematikës, ai ka kontribuar për dekada në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës si dhe ka dhënë një kontribut të madh edhe në Departamentin e Matematikës të Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu, ishte i angazhuar edhe në Universitetin e Prizrenit dhe atë të Gjilanit, duke dhënë një kontribut të çmuar në formimin akademik të shumë gjeneratave. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Prof.Hoxha u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet të lartë akademik. Ai do të mbahet mend jo vetëm si mësimdhënës i shkëlqyer, por edhe si njeri me vlera të thella humane. Në emër të Departamentit të Matematikës, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Universiteti i Prishtinës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit akademik. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë 25.05.2025 në ora 13:00 (në kohën e drekës), në varrezat e vendlindjes së tij- fshatit Zhur. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
Njoftim për ndarjen nga jeta të Prof. Isak Hoxhës (1947–2025)
