Fillimisht, ju falënderojmë për përkrahjen dhe bashkëpunimin tuaj gjatë edicionit të parë të bursës “LULËZOJNË” 2025 – jemi shumë mirënjohës për shtysën që ia keni dhënë këtij programi.
Unë jam Vesa Shahini – Koordinatore e Komunikimit në OJQ TOKA. Edhe këtë vit, TOKA po vazhdon programin e bursës “LULËZOJNË”, andaj po ju kontaktojmë edhe kësaj radhe për të kërkuar ndihmën tuaj në shpërndarjen e thirrjes për bursën “LULËZOJNË” 2026/27.
Sikurse vitin e kaluar, bursa iu mundëson studentëve të nivelit Bachelor mbështetje financiare deri në 1,000 euro (duke përfshirë taksat në të ardhura), si dhe të bëhen pjesë e një komuniteti më të gjerë të të rinjve të cilët kontribuojnë në shoqërinë e tyre.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Bursa është e dedikuar për të rinj 18+ vjeç që:
-
Janë të regjistruar në studime universitare të nivelit Bachelor, nga viti i dytë e tutje (në Kosovë apo jashtë Kosovës);
-
Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet dhe të punës vullnetare;
-
Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
-
Kanë sukses të kënaqshëm akademik (nota mesatare mbi 8.0);
-
Janë të motivuar për të kontribuar në përmirësimin e komunitetit të tyre.
PËR ÇKA MUND TË PËRDORET BURSA?
-
Pagesa të semestrit
-
Qera dhe banim
-
Ushqim dhe transport
-
Librat dhe pajisje shkollore
-
Teknologji (laptopë, internet, etj.)
-
Kujdes shëndetësor dhe psikologjik, etj.
Thirrja është e hapur deri më 2 gusht 2026, ora 23:59, dhe përfituesit e bursës do të përdorin mbështetjen gjatë vitit të ri akademik (tetor 2026 - qershor 2027).
Nëse pajtoheni të na ndihmoni me shpërndarjen e kësaj mundësie edhe këtë vit, gjeni materialet e gatshme për shpërndarje të bashkangjitura më poshtë:
-
Draft tekstin për publikim në website dhe draft email-i që mund ta ndani me studentët – të bashkangjitur më poshtë.
-
Tekst për rrjete sociale (Instagram/Facebook) të bashkangjitur më poshtë. Ju lutem bëni tag dhe collaborate TOKA në FB dhe IG.
-
Dizajnin për të shoqëruar postimin në rrjetet sociale, prej të cilave mund të zgjidhni cilëndo që ju pëlqen, duke klikuar KËTU.
-
Linku i thirrjes për aplikim - https://toka-ks.org/koha-qe-te-lulezosh-ka-ardhur-serish-apliko-per-bursen-lulezojne-2026-27/
Ju lutem na njoftoni nëse mund të shpërndani këtë mundësi përmes kanaleve zyrtare të Fakultetit (web faqe, rrjete sociale dhe/ose email) deri më datën 10 korrik!