Njoftim për Hapjen e Thirrjes për Bursa Erasmus+
Koszalin University of Technology – Poloni
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore njofton se është hapur thirrja për aplikim për bursa në Koszalin University of Technology, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian.
Institucioni pritës: Koszalin University of Technology
Lloji i mobilitetit:
• Shkëmbim i stafit akademik për mësimdhënie
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës (faqja me emrin, fotografinë dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
• Ftesë zyrtare nga një profesor i Koszalin University of Technology;
• Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze, minimumi niveli B2.
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i dërgojnë dokumentet e kërkuara në email adresën:
Afati i fundit për aplikim: 11 janar 2026
Vetëm aplikimet me dokumentacion të plotë do të merren në shqyrtim.