Thirrje për Aplikim – Programi EMJM
(Erasmus Mundus Joint Master)
Instituti ynë ka kënaqësinë të informojë studentët e interesuar për programin Erasmus Mundus Joint Master (EMJM) në Matematikë, një program ndërkombëtar masteri i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Universiteti i Prishtinës është Partner i Asociuar i këtij projekti, dhe për studentët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të dedikuara 2 bursa të veçanta.
Përveç kësaj, kandidatët me renditje të lartë mund të përfitojnë edhe nga bursat e rregullta Erasmus Mundus, pavarësisht kuotës rajonale.
Kandidatët nga Universiteti i Prishtinës kanë treguar nivel shumë të mirë akademik në vitet e kaluara, ndaj inkurajohen fuqishëm aplikime të reja nga studentë të talentuar dhe të motivuar në fushën e matematikës.
Më shumë informacion rreth programit, universiteteve partnere dhe procedurës së aplikimit mund ta gjeni në faqen zyrtare:
https://www.intermaths.eu/erasmus-mundus
Studentët e interesuar këshillohen të informohen me kohë për afatet dhe kriteret e aplikimit