Erasmus+ ne COIMBRA University ne Portugali

09 Dhjetor 2025
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ ne COIMBRA University ne Portugali https://www.uc.pt/en

Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026, për mobilitete në Coimbra University në kuadër të  programit Erasmus +

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve në nivelin Bachelor apo Master 

Fusha e mobilitetit:

KIMI

Studentët Bachelor ose Master duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës të ngjashme më atë për të cilat aplikon në Universitetin Coimbra në Portugali. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët janë në vitin e fundit të studimeve në të dy nivelet.

Kohëzgjatja e bursave:

Për stafin akademik  1 javë (5 ditë pune dhe dy ditë udhëtimi)

-Për studentët 1 semestër (5 muaj)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  • CV
  • Kontakt zyrtar apo ftesë nga një Profesor pritës në Universitetin Coimbra
  • Programin e aktiviteteve në kuadër të qëndrimit njëjavor
  • Certifikatë ndërkombëtare e njohjës së gjuhës angleze (Toefl etj)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Certifikata e notave/transkripta;
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Certifikata e gjuhës anglez (niveli B2);

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të gjitha dokumentet ti dërgoni tek kordinatorja akademike e programit Dr.sc. Albana Veseli  ([email protected]) deri me datën 5 Dhjetor 2025.