I - Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, lidhur me paraqitjen dhe organizmin e provimeve në afatin e shtatorit 2026 në FSHMN.
II - Afati i paraqitjes së provimeve prej datës 03.08.2026 deri me 21.08.2026, në ora 16:00.
III - Mbajtja e provimeve prej datës 24.08.2026 deri me datën 11.09.2026. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datën 21.09.2026.
V – Paraqitja dhe mbrojtja e temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve bachelor dhe master, për afatin e shtatorit të vitit akademik 2025/2026, shtator/tetor 2026.
VI - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2025/2026.
Dekanati i FSHMN-së