Njoftim për studentët absolventë lidhur me afatin e majit 2026 në FSHMN

04 Maj 2026
SHARE

                                             N J O F T I M

     Për studentët absolventë lidhur me afatin e majit 2026 në FSHMN

I  -  Njoftohen të gjithë studentët absolventë, se nga data 11.05.2026 deri me 15.05.2026, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e majit të vitit akademik 2025/2026.

II - Afati i majit është afat plotësues, andaj në këtë afat studentët absolventë kanë të drejtë të paraqesin vetëm dy provime të vitit të fundit të studimeve.  

III – Në afatin e marsit mbajtja e provimeve do organizohet më datën 16-17 dhe 23-24 maj 2026, ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur 10 ditë nga data e fundit e mbajtjes së provimit.

V -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2025/2026.

                                                                                              

                                                                                             Dekanati i FSHMN-së