Njoftim për vlerësimin intermediar II në FSHMN

18 Mars 2026
SHARE

 

I  -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, se nga data 13.04.2026 deri me 17.04.2026, ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i, për paraqitje të vlerësimit intermediar II, të vitit akademik 2025/2026.

II  -  Në vlerësimin intermediar II, studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në tre lëndë. 

III –Vlerësimi intermediar II, do të organizohet me datat 18-19 prill 2026 dhe 25-26 prill 2026. SEMS-i do mbetet i hapur deri me datë 06.05.2026. Data dhe ora e mbajtjes e vlerësimit intermediar do të publikohet nga departamentet përkatëse.

 IV -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin lëndë apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2025/2026.

 

                                                                                                          

                                                                                             Dekanati i FSHMN-së