Njoftim për studentët absolventë lidhur me afatin e marsit 2026 në FSHMN

01 Mars 2026
SHARE

 

                                             N J O F T I M

     Për studentët absolventë lidhur me afatin e marsit 2026 në FSHMN

I  -  Njoftohen të gjithë studentët absolventë të nivelit të studimeve baçelor, se nga data 02.03.2026 deri me 06.03.2026, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e marsit të vitit akademik 2025/2026.

II - Afati i marsit është afat plotësues, andaj në këtë afat studentët absolventë kanë të drejtë të paraqesin vetëm dy provime të vitit të fundit të studimeve.   

III – Në afatin e marsit mbajtja e provimeve do organizohet më datën 7-8 dhe 14-15 mars 2026, ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur 10 ditë nga data e fundit e mbajtjes së provimit. 

V -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2025/2026.

                                                                                              

                                                                                             Dekanati i FSHMN-së