Thirrje e hapur: 9th National Hackathon – HIT Holon Institute of Technology (25–26 mars 2026)

11 Shkurt 2026
SHARE

 Në lidhje me 9th National Hackathon in Industrial Engineering, Management, Technology, Data Science, and Design, organizuar nga HIT – Holon Institute of Technology. Hackathoni do të mbahet më 25–26 mars 2026. Pjesëmarrësit ndërkombëtarë do të angazhohen në format online, duke mundësuar përfshirje të gjerë të stafit akademik dhe studentëve.

Informata të detajuara mund të gjeni në linkun zyrtar:
https://www.ortra.com/events/hackathon5en/Home.aspx

Ky aktivitet prestigjioz bashkon akademinë, industrinë dhe liderë të inovacionit, me pjesëmarrje të kompanive nga fusha si: shërbimet digjitale, siguria kibernetike, FinTech, shëndetësia dhe MedTech, AgriTech, AdTech, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara.

Fokusi i hackathonit përfshin sfida të teknologjive më të fundit, ndër të tjera:
  • Responsible AI and Safety
  • Human–AI Collaboration Interfaces
  • Data Sovereignty and Ethics
  • Biosecurity and AI Governance
  • Edge AI and Distributed Systems
Pjesëmarrësit do të punojnë në ekipe për zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe praktike, të mbështetur nga mentorë akademikë dhe nga industria. Kjo paraqet një platformë shumë të mirë për angazhim në kërkime të aplikuara, bashkëpunim ndërdisiplinor dhe zgjidhje të problemeve reale në nivel ndërkombëtar.