Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të akademikut, Prof. Dr. Nexhat Daci, personalitet i shquar i jetës akademike dhe publike shqiptare.
Akademik Nexhat Daci do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në arsim, shkencë dhe shoqëri, si dhe për përkushtimin e palodhur në shërbim të dijes dhe të çështjeve kombëtare.
Në këto çaste dhimbjeje, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të