Njoftim për afatin e janarit dhe qershorit të vitit akademik 2025/2026 në FSHMN

31 Dhjetor 2025
SHARE

                             Njoftim për afatin e janarit dhe qershorit të vitit akademik 2025/2026 në FSHMN

I  -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve baçelor, master dhe doktoratë se nga data 05.01.2026 deri me 16.01.2026, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e janarit të vitit akademik 2025/2026. Mbajtja e provimeve do organizohet prej datës 19.01.2026 ( e hëna e parë) deri me datën 13.02.2026. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse. Mbrojtja e temës së diplomës për nivelin e studimeve baçelor dhe master, do organizohet deri me datën 27.02.2026. SEMS-i për vendosjen e notave  për provime do të mbetet i hapur deri me datën 23.02.2026, ndërsa për vendosjen e notës së temës së diplomës deri me 09.03.2026.

II  -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve baçelor, master dhe doktoratë se nga data 25.05.2026 deri me 05.06.2026, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e qershorit të vitit akademik 2025/2026. Mbajtja e provimeve do organizohet prej datës 08.06.2026 ( e hëna e parë)  deri me datën 03.07.2026. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse. Mbrojtja e temës së diplomës për nivelin e studimeve baçelor dhe master, do organizohet deri me datën 15.07.2026. SEMS-i për vendosjen e notave  për provime do të mbetet i hapur deri me datë 13.07.2026, ndërsa për vendosjen e notës së temës së diplomës deri me 24.07.2026.

III  -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2025/2026.          

 

                                                                                         Dekanati i FSHMN-së