“Copernicus Master in Digital Earth (CDE)” – Edicioni 3

24 Dhjetor 2025
SHARE

Thirrje për aplikim – Erasmus Mundus Joint Master

“Copernicus Master in Digital Earth (CDE)” – Edicioni 3
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore njofton studentët dhe të diplomuarit për hapjen e
thirrjes për aplikim në programin prestigjioz ndërkombëtar: Erasmus Mundus Joint Master of
Science (EMJM) Copernicus Master in Digital Earth (CDE).
Ky është një program dyvjeçar (120 ECTS), me kohë të plotë, i ofruar në gjuhën angleze dhe i
financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Erasmus Mundus.
Afati i aplikimit
 Hapja e thirrjes: 10 nëntor 2025
 Mbyllja e thirrjes: 18 janar 2026 (ora 23:59 CET)
Përshkrimi i programit
Programi CDE ofron formim të avancuar shkencor dhe profesional në fushat e:
 Earth Observation (Copernicus, Sentinel)
 GIS (Geographic Information System)
 Remote Sensing
 GeoData Science & AI for Earth Observation
 GeoVisualisation & Geocommunication
Viti i parë i studimeve zhvillohet në Universitetin e Salzburgut (Austri), ndërsa viti i dytë realizohet
në kuadër të njërit prej dy drejtimeve të specializimit:
 GeoData Science & AI for Earth Observation (Francë)
 GeoVisualisation & Geocommunication (Çeki)
Programi përfshin mobilitet ndërkombëtar, punë kërkimore, praktikë profesionale dhe mbrojtje të
tezës Master.
Aplikimi
Thirrja është e hapur për kandidatë që kanë përfunduar (ose janë në përfundim të) studimet
Bachelor/Master në Departamentin e Gjeografisë, si dhe fushave tjera të afërta të studimit në
FSHMN dhe përtej.
Programi është i hapur globalisht, përfshirë kandidatët nga Kosova dhe vendet e Ballkanit
Perëndimor, për të cilët janë të parashikuara kuota të veçanta bursash (IPA III).
Mundësitë e financimit
 Bursa e plotë Erasmus Mundus
 Mbështetje mujore financiare
 Mbulesë e kostove të udhëtimit dhe sigurimit
 Heqje e tarifës së pjesëmarrjes për kandidatë vetë-financues të përzgjedhur
Informacione dhe aplikimi
Informacione të plota mbi programin, kriteret e pranimit, procedurat e aplikimit dhe afatet zyrtare
janë të disponueshme në faqen zyrtare të programit:
https://master-cde.eu/call-open-emjm-copernicus-master-in-digital-earth-4/
https://master-cde.eu/admission/procedures-deadlines/calls/
Shtesë

Për informata shtesë, këshillim dhe orientim në lidhje me këtë thirrje, studentët mund të
kontaktojnë:
Asst. Ferat Krasniqi, PhD c.
Sekretar i Departamentit të Gjeografisë
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
Email: [email protected]

 

 

CDE_edition3_Call_for_Applications