“Roli i vullnetarizmit në lehtësimin e jetës studentore për studentët me nevoja të veçanta”.

13 Tetor 2025
SHARE

Të dashur studentë,
Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta në Universitetin e Prishtinës, ju fton të merrni pjesë në aktivitetin: "UDHËTIMI YNË I PËRBASHKËT", me temën: “Roli i vullnetarizmit në lehtësimin e jetës studentore për studentët me nevoja të veçanta”.
 

Ky aktivitet synon të promovojë përfshirjen, solidaritetin dhe rëndësinë e vullnetarizmit në mbështetje të kolegëve tanë me nevoja të veçanta.

 Data: 16 Tetor 2025
 Ora: 11:00
 Vendi: Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta – Fakulteti Juridik, Kati 1

KONFIRMONI PJESËMARRJEN TUAJ NË AKTIVITET NË LINKUN MË POSHTË:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfxInDz5znGu26UFOjIUepeMFk9zKgN4jDDlCdT9xvVLZvR8w/viewform?usp=header

 

Ejani dhe bëhuni pjesë e diskutimit për të ndërtuar një universitet më gjithëpërfshirës.

Agjenda - Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta - Universiteti i Prishtinës