Njoftim - Për ri-hapje të afatit për ndërrim programi, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve
I - Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor dhe master të FSHMN-së, së ri-hapet afati për dorëzim të kërkesave për ndërrim të programit, vazhdim të studimeve, trensfer dhe njohje të provimeve do të hapet prej datës 06.10.2025 deri me 10.10.2025, në ora 15:00.
II - Dokumentacioni për ndërrim të programit, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve duhet të përmbajë:
- kërkesën, (origjinal)
- vërtetimin për statusin e studentit, (origjinal)
- certifikatën e notave (origjinal)
- Indeksin apo kartelën identifikuese të studentit (kopje),
Kandidatët për transfer përveç dokumentacionit të lartcekur duhet të dorëzojnë edhe programin mësimor dhe vendimin për akreditimin e programit mësimor (origjinal).
III – Dokumentacioni i kompletuar të protokollohet dhe të dorëzohet në zyrën për arkiv dhe protokoll të Fakultetit.
Shënim: Kërkesa mund të shkarkohet në web faqen e FSHMN-së: http://fshmn.uni-pr.edu/
Dekanati i FSHMN-së