Njoftim për afatin e shtatorit 2025 në FSHMN
Shënim: Orari i provime filllon sipas renditjes: E mërkurja e parë 20 gusht, e enjtja e parë 21 gusht, e premtja e parë 22 gusht, e hëna e parë 25 gusht, dhe e martja e parë me 26 gusht, sipas orarit vjetor të departamenteve.
I - Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, lidhur me paraqitjen dhe organizmin e provimeve në afatin e shtatorit 2025 në FSHMN.
II - Afati i paraqitjes së provimeve nga data 01.08.2025 deri me 15.08.2025, në ora 16:00.
III - Mbajtja e provimeve prej datës 20.08.2025 deri me datën 19.09.2025. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 29.09.2025.
V – Paraqitja dhe mbrojtja e temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve bachelor dhe master, për afatin e shtatorit të vitit akademik 2024/2025, shtator/tetor 2025.
VI - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2024/2025.